Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Bilisht! 55 vjeçari humb jetën sapo mbush dhëmballën
Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë. Nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së 55 vjeçarit. Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të hedhë më tepër dritë mbi ngjarjen. Top Channel