Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Plagosën rëndë të riun dhe prindërit e tij, prangosen dy vëllezër në Sarandë
Policia e Sarandës njofton se ka vënë në pranga dy vëllezër, si autorët e dyshuar të një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në qytetin bregdetar. Sipas autoriteteve, një 26-vjeçar dhe prindërit e tij kanë mbetur të plagosur rëndë gjatë një konflikti për motive të dobëta me dy vëllezërit e arrestuar. Sarandë/ Plagosen rëndë një 26-vjeçar dhe prindërit e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Sarandë, vihen në pranga dy vëllezërit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje’, kryer në bashkëpunim, shtetasit F. L., 39 vjeç, dhe R. L., 45 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë. Këta shtetas, më datë 17.08.2025, gjatë një konflikti për motive të...