Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trump flet për takim trepalësh me Putinin. Zelensky: Jemi gati, kam një letër nga gruaja ime
Presidenti amerikan Donald Trump, në takimin pritës në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, përballë gazetarëve tha se mund të ketë një takim 3 palësh edhe me Putin. “Nëse gjithçka shkon mirë, do të ketë një takim trepalësh me Putinin”,-tha Trump. Zelensky u pyet nëse do të merrte në konsideratë lëshimin e territorit. Udhëheqësi ukrainas thotë se “ne duhet ta ndalojmë luftën, të ndalojmë Rusinë”. Po ashtu tha se ukrainasit janë të fortë dhe se mbështesin planet e Trump për t’i dhënë fund luftës në një “mënyrë diplomatike”. Presidenti i Ukrainës nënvizoi se dëshiron të zhvillojë një takim trepalësh. I ulur pranë Donald Trump në Zyrën Ovale, Zelensky e falënderoi presidentin amerikan për “përpjekjet e tij personale” për të ndaluar luftën e Rusisë në Ukrainë....