Trump: Evropa është vija e parë e mbrojtjes. Amerika do të garantojë sigurinë në Ukrainë

Trump: Evropa është vija e parë e mbrojtjes. Amerika do të garantojë sigurinë në Ukrainë

Presidenti i Amerikës, Donald Trump nuk e përjashtoi dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e një marrëveshjeje të mundshme paqeje. “Do t’ju njoftojmë për këtë, ndoshta më vonë sot”,-tha Trump në takimin që zhvilloi me holomogun nga Ukraina, Zelensky përballë gazetarëve. Hapja e tij për të lejuar trupat amerikane në terren në Ukrainë mund të sjellë një ndryshim të madh, pasi Ukraina i konsideron garancitë e sigurisë si kritike për çdo marrëveshje përfundimtare paqeje me Rusinë. Trump tha se Evropa do të marrë drejtimin në sigurimin e paqes, por se SHBA-ja do të jetë e përfshirë. ”Ata janë vija e parë e mbrojtjes, sepse janë atje, në Evropë. Por ne do t’i ndihmojmë. Gjithashtu, do të jemi të përfshirë”, tha...