Nis takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump-Zelenskyt: I mundshëm një takim trepalësh me Putin për t’i dhënë fund luftës

Nis takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump-Zelenskyt: I mundshëm një takim trepalësh me Putin për t’i dhënë fund luftës

Presidenti Donald Trump tha se ekziston një “shans i arsyeshëm” që lufta Rusi-Ukrainë të përfundojë nëse zhvillohet një takim trepalësh midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin. “Mendoj se nëse gjithçka shkon mirë sot, do të kemi një takim trepalësh dhe mendoj se do të ketë një shans të arsyeshëm për t’i dhënë fund luftës kur ta bëjmë këtë”, u tha Trump gazetarëve brenda Zyrës Ovale. I pyetur në lidhje me kërkesën e Putinit për të eliminuar “shkaqet rrënjësore” të luftës, Trump tha ndërsa ishte ulur pranë Zelensky-t: “Lufta do të mbarojë kur të mbarojë. Nuk mund t’ju them, por lufta do të mbarojë dhe ky zotëri dëshiron që ajo të mbarojë, dhe Vladimir Putin dëshiron që ajo të mbarojë. Mendoj se...