Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
E rëndë, dy foshnja në Itali humbin jetën pasi u infektuan nga detergjenti i spitalit
Dy foshnja të lindura para kohe në Spitalin San Maurizio në Bolzano humbën jetën javën e kaluar, pasi u prekën nga një infeksion serioz. Foshnjat lindën me peshë nën një kilogram dhe u infektuan me bakterin Serratia marcescens, i cili mund të jetë i rrezikshëm për personat me imunitet të dobët. Autoritetet shëndetësore thonë se infeksioni lidhet me një detergjent për larjen e enëve, i përdorur nga spitali dhe që u tërhoq menjëherë nga tregu. Spitali përkohësisht nuk do të pranojë foshnja të parakohshme me rrezik të lartë. Prokuroria e Bolzanos ka urdhëruar autopsinë e foshnjave për të parë nëse vdekjet mund të lidhen me neglizhencë, çka mund të çojë në ndjekje penale.