Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zelensky para takimit me Trump: Qëllimi kryesor është paqja e besueshme dhe e qëndrueshme për Ukrainën dhe Evropën
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se qëllimi i takimit të së hënës me Presidentin e SHBA-së Donald Trump është një “paqe e besueshme dhe e qëndrueshme” për vendin e tij dhe të gjithë Evropën. Ai tha në X se SHBA-të, Evropa dhe të tjerët duhet të ushtrojnë presion mbi presidentin e Rusisë, duke thënë se askush nuk duhet të presë që Vladimir Putin të heqë dorë vullnetarisht nga agresioni dhe përpjekjet e reja për pushtim. Zelensky shtoi se ai dhe aleatët evropianë kanë koordinuar qëndrimet e tyre përpara takimit me Trump. Top Channel