Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, e pret Trump! Ja zyrtarët amerikanë që do të jenë të pranishëm në takim

Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, e pret Trump! Ja zyrtarët amerikanë që do të jenë të pranishëm në takim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga presidenti amerikan Donald Trump. Të dy shtrënguan duart përpara se Trump ta ftonte Zelensky-n brenda, për bisedimet e shumëpritura mbi përfundimin e luftës me Rusinë. Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjedhur disa nga zyrtarët më të lartë të SHBA-së për ta shoqëruar në takimin e tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Grupi përfshin nënpresidentin JD Vance, sekretarin e Shtetit Marco Rubio, shefen e stafit të Shtëpisë së Bardhë Susan Wiles, të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff dhe të dërguarin e posaçëm Keith Kellogg. Ata pritet të takohen me Zelenskyy-n, si dhe me disa nga liderët kryesorë të Evropës, përfshirë krerët e shteteve të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Finlandës....