Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Strukturë kriminale e centralizuar, me Edi Ramën në krye”/ PL, shpërthen ashpër: Modeli mafioz i pushtetit
Partia e Lirisë, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Tedi Blushi, denoncoi këtë të hënë se ndërsa 251 kriminelë shëtisin të lirë, opozita mbahet pas hekurave. Sipas tij, kjo është prova më e qartë e kapjes totale të shtetit nga mafia nën regjimin e kryeministrit Edi Rama. Deklarata e plotë: Në çdo vend normal që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian, ky akt i kapitullimit të shtetit të së drejtës para krimit të organizuar do të ishte fundi i çdo qeverie. Por, në Shqipërinë e Edi Ramës, është suksesi i modelit mafioz të shtetit që ai ka ndërtuar duke kapur çdo pushtet dhe asgjësuar pavarësinë e çdo institucioni ligj-zbatues: drejtësi, polici, ushtri dhe shërbime sekrete. 251 bosë të krimit të organizuar, trafikantë ndërkombëtarë dhe vrasës, janë në liri...