Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Pronari shqiptar i një kafeneje vritet në Belgjikë nga qiramarrësi i tij
Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën në mbrëmje lagjen Itterbeek në Anderlecht të Belgjikës. Mediat vendase raportojnë se një 61-vjeçar shqiptar i identifikuar me iniciale N.M, pronar i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”, është qëlluar për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30 së të dielës. Sipas dëshmitarëve, në kafene u dëgjuan të paktën katër të shtëna. Autoritetet konfirmojnë se autori i dyshuar është arrestuar nga policia, ndërsa viktima, me origjinë shqiptare, u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet. Michèle, një banuese e lagjes dhe mike e ngushtë e shqiptarit, tregon me lot në sy: “Vetëm dje në mesditë pimë një gotë bashkë. Ishte njeri i mrekullueshëm, gjithmonë...