Bisedimet për Ukrainën, shefi i NATO-s dhe 6 liderët e Evropës mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë! Trump: E di se çfarë po bëj! 

Bisedimet për Ukrainën, shefi i NATO-s dhe 6 liderët e Evropës mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë! Trump: E di se çfarë po bëj! 

Pas samitit të së premtes në Alaskë mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, bisedimet për Ukrainën zhvendosen në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Volodymyr Zelensky do të pritet nga Trump, ndërsa shoqërohet nga udhëheqësit e Evropës, dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte. I pari që mbërriti në Shtëpinë e Bardhë ishte shefi i NATO-s, Rutte, e pas tij menjëherë kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti finlandez Alexander Stubb. Presidenti i SHBA Donald Trump shkroi në Truth se do t’i jap fund kësaj lufte. “E di saktësisht se çfarë po bëj me Rusinë dhe Ukrainën. Jam këtu për t’i dhënë fund luftës’, shkruan ai. Volodymyr Zelensky mbërrito në Uashington sot, ku ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e...