Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Redford, aktori i shumë çmimeve prestigjioze, mbush 89 vjeç
Aktori dhe regjisori i njohur amerikan, Robert Redford mbush sot 89 vjeç, mes një karriere brilante kinematografike dhe çmimesh nga më prestigjiozet. Aktori dhe regjisori amerikan Robert Redford ka marrë shumë çmime prestigjioze si një çmim Oscar, një çmim BAFTA, dy çmime ”Golden Globe”, çmimin ”Cecil B. DeMille”, çmimin ”Screen Actors Guild Life Achievement Award” në vitin 1996, çmimin ”Honorary Academy” në vitin 2002, ”Kennedy Center Honors” në vitin 2005, medaljen presidenciale të Lirisë në vitin 2016 si dhe çmimin ”Honorary César” në vitin 2019, shkruan HGACinema në X. Ai u emërua nga prestigjiozja ”Time” si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë në vitin 2014. Pasi u shfaq në skenë në fund të viteve 1950, karriera televizive e Redford filloi në vitin...