Pas ‘KAYO’, krijohen 3 kompani të tjera ushtarake për 3 ditë

Pas ‘KAYO’, krijohen 3 kompani të tjera ushtarake për 3 ditë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Tre kompani të reja ushtarake janë hapur në tre ditët e parë të muajit Gusht 2025, sipas të dhënave nga databaza e "Open Corporates Albania". Bëhet fjalë për kompanitë TIMAK DEFENCE, M.K.D dhe GUNA TACTICAL, të cilat kanë për shoqëri mëmë, kompaninë shtetërore KAYO sh.a, e cila operon në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë. 1. TIMAK DEFENCE - Zotërohet 80% nga Arjeta Puca dhe 20% nga KAYO Objekti i veprimtarisë së Shoqërisë është prodhimi ose përshtatja e mjeteve motorike te posaçme me një arkitekturë të hapur që lejon instalimin e sistemeve të armatimit, siç janë armët automatike, sistemet e artilerisë, pajisjet antidron, mbrojtje aktive e mjetit, pajisje për përdorim urban dhe çdo sistem tjetër që kërkohet nga forcat e armatosura apo struktura te...