Kuvendi pa opozitë! -Çfarë po ‘gatuhet’ brenda PD? Këlliçi: Forumet do vendosin nëse rikthehemi

Kuvendi pa opozitë! -Çfarë po ‘gatuhet’ brenda PD? Këlliçi: Forumet do vendosin nëse rikthehemi

Belind Këlliçi TIRANË-Shtatori pritet të jetë muaji ku Partia Demokratike do të përcaktojë drejtimin e saj politik, si në raport me Parlamentin ashtu edhe në organizimin e brendshëm. Por disa nga lëvizjet e mundhsme që do të ndjekë opozita, janë raportuar paraprakisht nga demokratët. Së fundmi deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u shpreh se rikthimi në kuvend në sezonin e ri parlamentar të opozitës do të vendoset nga forumet e larta të PD. “Çdo ditë në mënyrë permanente, Berisha vijon të denoncojë të gjitha faktet që kanë vërtetuar se 11 maji ka qenë një farsë e madhe elektorale. Duhet të shohim vendimarrjen e PD për rikthimin apo jo në parlament të opozitës, duhet të shprehen organet e larta të PD, këshilli e forumeve të...