Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kamerat e bashkisë në Lezhë kapin ‘mat’ hedhësit e paligjshëm të mbeturinave, Ndreu: Nuk do të mbeten pa u ndëshkuar
Bashkia e Lezhës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të luftuar ndotjen mjedisore dhe hedhjen e paligjshme të mbeturinave. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se disa pika të nxehta në qytet janë pajisur me kamera sigurie, një masë që pritet t’i japë fund kaosit me plehrat që ka ndodhur për një kohë të gjatë. Sipas Ndreut, një nga zonat ku situata ishte jashtë kontrollit ishte Ishull Lezha. Pavarësisht nga koshat e vendosur dhe thirrjet e vazhdueshme për ndërgjegjësim, zona pranë shkollës, varrezave dhe ish-pularisë ishte kthyer në një vendgrumbullim ilegal. “Tani, falë kamerave të reja, janë identifikuar mbi 10 automjete biznesi që kanë hedhur mbeturina në këto pika,” shkruan Ndreu. Videoja e shpërndarë nga...