Norvegji, djali i Princeshës Mette-Marit akuzohet për katër përdhunime

Norvegji, djali i Princeshës Mette-Marit akuzohet për katër përdhunime

Djali më i madh i Princeshës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, akuzohet për 32 vepra penale, përfshirë katër akuza për përdhunim dhe përballet me një dënim me 10 vjet burg, njoftoi sot prokurori i përgjithshëm i Norvegjisë. Përveç katër akuzave për përdhunim, Marius Borg Hoiby akuzohet gjithashtu për abuzim ndaj partneres, sulm ndaj lirisë dhe filmim e regjistrim pa pëlqim, shpjegoi prokurorja e përgjithshme Sturla Henriksbo gjatë një konference për shtyp. “Dënimi maksimal për veprat penale të listuara në aktakuzë është një dënim me burg deri në 10 vjet”, shtoi ai. “Këto janë akte shumë të rënda që mund të lënë lëndime të përhershme dhe të shkatërrojnë jetë”, theksoi prokurori. Marios Borg Hoiby, të cilin Mette Merritt e kishte gjatë një marrëdhënieje para martesës...