Video/ Panik në rrugët e Siçilisë, ura shembet gjatë kalimit të automjeteve

Video/ Panik në rrugët e Siçilisë, ura shembet gjatë kalimit të automjeteve

Shoferët që kalonin Urën San Giuliano, pranë Raddazzo, Catania në Siçili, ishin në rrezik të madh kur pjesë të strukturës filluan të shkëputeshin dhe të shembeshin. Pamjet, të cilat kapin copa betoni dhe dheu që bien në boshllëk, ndërsa automjetet ende lëviznin në urë, janë te frikshme. Falë reagimit në kohë të shoferëve, më e keqja u shmang, pasi trafiku u ndal menjëherë dhe nuk pati të lënduar. Ura u mbyll dhe po punohet për restaurimin e saj. Videoja e publikuar nxjerr në pah gjendjen e keqe të infrastrukturës në Itali, e cila prej kohësh konsiderohej problematike dhe u përkeqësua më tej nga reshjet e dendura të ditëve të fundit. https://www.youtube.com/shorts/MxJbd6UJUJY Shembja çoi në ndërprerjen e aksesit midis qytetit të Raddazzo-s dhe disa komunave në...