Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident tragjik në Greqi, vdesin tre shqiptarë! Kamioni u përplas me dy makina
Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës një të mesditës së sotme, në autostradën Egnatia pranë Komotinisë në lindje të Greqisë me viktima 3 shtetas shqiptarë. Aksidenti ka ndodhur pasi një kamion është përplasur me dy makina pak para stacionit të Iasmës ku paguhen taksat e rrugës. Dy automjetet me pasagjerë kanë ulur shpejtësinë për shkak të radhës së krijuar, ndërsa kamioni nuk ka mundur të frenojë për arsye ende të panjohura dhe është përplasur me to. Shoferi i kamionit u dërgua gjithashtu në spital me lëndime të rënda, ndërsa automjeti i tretë mbante katër persona të tjerë, të cilët u dërguan gjithashtu në spital nga ambulancat . Ata kanë lëndime të lehta dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk është shqetësuese. Përplasja shkaktoi një zjarr...