Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ja pamjet e aksidentit tragjik më autostradën Egnatia ku humbën jetën 3 shqiptarë! Makinat shpërthyen në flakë (VIDEO)
Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Egnatia. Kamioni u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura në një radhë 600 metrash, në pikën e pagesës Iasmos duke shkaktuar vdekjen e 3 shqiptarëve dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve. Viktimat shqiptare janë banorë të Athinës. Sipas informacioneve, kamioni thuhet se u përplas ballë për ballë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 shqiptarë me banim në Athinë, një burrë 59-vjeçar, një 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e 49 vjeçarja arriti të dilte vetë nga makina. Mjeti tjetër i përfshirë në aksident kishte brenda 4 të afërm grekë, gjithashtu banorë...