Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Tre shqiptarë të vdekur në Greqi, u shkrumbuan nga flakët pas aksidentit tragjik
Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur mesditën e së hënës në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, në pikën e pagesës Iasmos, ka shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve. Ngjarja ndodhi kur një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura në radhë. Pas përplasjes, një prej automjeteve shpërtheu në flakë. Në këtë makinë udhëtonin katër shtetas shqiptarë, banorë të Athinës: një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar, një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare, shkruan Protothema. Tre prej tyre u karbonizuan, ndërsa gruaja 49-vjeçare arriti të dalë vetë nga makina, duke marrë lëndime të rënda. Shoferi bullgar i kamionit gjithashtu raportohet të jetë plagosur rëndë. Në aksident ishte i përfshirë edhe një automjet tjetër, ku udhëtonin...