Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Turizmi me rritje të fortë në qershor, INSTAT: Vizitorët dhe netqëndrimet rriten me mbi 37%
Turizmi në vendin tonë ka shënuar një rritje të ndjeshme në muajin qershor 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke reflektuar një sezon të suksesshëm edhe për strukturat akomoduese në vend. Hotelet raportuan për këtë periudhë rritje të fluksit të turistëve dhe netëqendrimeve të tyre, ku kryesojnë vizitorët nga Kosova me 19% dhe Italia me 13%. Sipas raportit të INSTAT mbi strukturat akomoduese për muajin qershor, numri i përgjithshëm i vizitorëve shënoi rritje me 37,2% krahasuar me qershorin e kaluar. Nga të cilët numri i vizitorëve jo-rezidentë (të huajt) shënuan rritje me 37,4% dhe i vizitorëve rezidentë (shqiptarë) u rritën me 36,7%. Netqëndrimet e vizitorëve në strukturat akomoduese një tjetër tregues i rëndësishëm për aktivitetin turistik, u rritën me 38,2% në total. Ku...