Sherret mes dy familjeve i pëson qeni i shtëpisë/ 62-vjeçari e vret, pronari dhe miku i tij dhunojnë autorin

Sherret mes dy familjeve i pëson qeni i shtëpisë/ 62-vjeçari e vret, pronari dhe miku i tij dhunojnë autorin

Sherret mes dy familjeve në Fier përfundojnë me vrasjen e qenit të një prej tyre, duke e çuar konfliktin deri në përleshje fizike, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e Policisë për të mos lejuar rëndimin e situatës në tragjedi. Dy familjet kanë qenë të afërta me njëra-tjetrën, teksa pronari 55-vjeçar i kafshës shtëpiake, së bashku me një të afërmin e tij, pas këtij krimi ka sulmuar autorin 62-vjeçar, duke e goditur me grushte. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Ll., 62 vjeç, I. Ll., 55 vjeç, dhe E. A., 41 vjeç, banues në Fier, pasi 62-vjeçari dyshohet se ka vrarë kafshën shtëpiake (qenin) në pronësi të shtetasit I. Ll., ndërsa...