Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kurti: Do t’i bindemi Kushtetueses! Kryeministri në detyrë reagon për vendimin në lidhje me konstituimin e Kuvendit
“Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe, nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i LVV-së, si subjekti më i madh në vend e Kuvend, nuk e kam respektuar”. Ky ishte qëndrimi i kryeministrit në detyre Albin Kurti , kur u pyet nëse do ta zbatonte vendimin e gjykatës në lidhje me konstituimin e Kuvendit. “Por, kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë pazakonshëm i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha ai. Kurti shtoi se deri më tani kanë vetëm njoftimin dhe jo dokumentin...