Qeveria Rama 4? Kryemnistri mban në ankth socialistët për qeverinë e re

Qeveria Rama 4? Kryemnistri mban në ankth socialistët për qeverinë e re

Në ditën e fundit të korrikut, kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar për t’i çuar me pushime dhe për t’u lënë takim në fund të gushtit. Situata e rënduar me zjarret dhe dëmet që ato shkaktuan la në punë disa prej ministrave, të cilët duhet të ishin në krye të detyrës për të menaxhuar situatën. Të tjerët shfrytëzuan ditët e nxehta të gushtit për të marrë rreze në plazhet e Shqipërisë, pasi ministrat janë të detyruar që të pushojnë në vend. Si të rinjtë socialistë, ashtu edhe të vjetrit, rrjetet sociale i kanë shfrytëzuar për punët e qeverisë, duke publikuar aksionet për lirimin e hapësirave publike deri tek menaxhimi i situatës me zjarret. Sipas traditës politike, të majtët presin Asamblenë, e cila tani do të...