Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Bashkia e Shkodrës urdhër Agjencive Funerale, Beci: Deri më 25 shtator largoni aktivitetin nga këto 5 zona
Bashkia e Shkodrës merr vendimin për të larguar nga zonat e banuara Agjencitë Funerale dhe të vendosë rregulla të reja për këto subjekte që ofrojnë shërbimet e fundit për një person që ndërron jetë dhe të afërmit, nëpërmjet ceremonive mortore. Kryebashkiaku Benet Beci, thekson se prania e këtyre agjencive pranë shkollave, zonave të banuara, subjekteve tregtare apo institucioneve të ndryshme, është kthyer në një shqetësim të madh qytetar. ”Në përgjigje të këtij shqetësimi, Bashkia Shkodër ka ndërmarrë masa konkrete për ta zgjidhur këtë problem, duke vendosur rregulla të reja për funksionimin e tyre”, shkruan Beci mes të tjerave, teksa shpjegon edhe masat dhe hapat që duhet të ndërmerren. Nuk do lejohet ushtrimi i aktivitetit në Qendrën Historike të Qytetit, që përfshin rrugët: Gjuhadol, Kolë Idromeno,...