VIDEO | Stuhia e “Satanit” godet Spanjën, viktima dhe dëme të mëdha

VIDEO | Stuhia e “Satanit” godet Spanjën, viktima dhe dëme të mëdha

Europa po përjeton ditë dramatike me fenomene të jashtëzakonshme natyrore që kanë goditur njëkohësisht disa vende. Në jug të Spanjës, një fenomen i rrallë meteorologjik, i quajtur “Stuhia e Satanit”, ka tronditur pushuesit në Costa Granadina. Turistët u panë duke vrapuar të tmerruar, ndërsa rëra e fortë, shezlongët dhe çadrat fluturonin nga erërat afër forcës së uraganit. Temperaturat u rritën papritur në 40°C, ndërsa era arriti deri në 85 km/h, duke shkaktuar panik dhe dëme të mëdha. Të paktën pesë persona u shpëtuan nga deti pasi valët dhe erërat i tërhoqën me mjetet e tyre lundruese. Ndërkohë, Spanja po përballet edhe me zjarret më të mëdha në historinë e saj. Deri tani janë djegur rreth 300,000 hektarë pyje, katër persona kanë humbur jetën, mes tyre...