Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kabuli në prag urie/ Banorët luten për oriz dhe “janë gati të pranojnë vdekjen”
Banorë të Kabulit i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se po luten për pak oriz dhe “janë gati të pranojnë vdekjen”, ndërsa Programi Botëror i Ushqimit (WFP) njoftoi se po detyrohet të “kthejë qindra mijëra njerëz nga qendrat e ushqimit” për shkak të mungesës së fondeve. Drejtori i WFP për Afganistanin, John Aylieff, tha se kombinimi i thatësirës, shkurtimit drastik të ndihmave dhe kthimit me forcë të 1.5 milionë afganëve nga Irani e Pakistani ka sjellë “rritje të urisë akute” në vendin e rrënuar nga varfëria. “Duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur urinë masive. Mund të jetë e paprecedentë, sepse gjatë dimrit nga 10 deri në 15 milionë njerëz mund të kenë nevojë për ndihmë ushqimore. Dhe për momentin nuk kemi fonde, që do të...