Shtomë dashuri

Shtomë dashuri

Poezi e shkruar nga Nizar Kabbani Shtomë dashuri, dashuri shtomë ti,O më e ëmbla krizë e times çmenduri.Shtoma mbytjen zonja ime,Vërtet deti më thërret,Shtomë vdekje përmbi vdekje,Më ringjall nëse më vret. O më e ëmbla vajzë mes vajzave të universit,Më dashuro.O ti që për ty dashurinë dogja,Mes krahëve më shtrëngo.Nëse strehim prej meje kërkon ti,Do të të strehoj në dritën e syve të mi. Dashuria jote për mua është hartë,Hartë është për mua dashuria jote.Asnjë kuptim më nuk ka,Harta e kësaj bote. Jam kryeqyteti më i vjetër i dëshpërimit.Jam gjurma e plagës së Faraonit.Jam pluhur, pluhur që shtrihet,Si i pëllumbit fluturim,Prej Bagdadit deri në Kinë. O harabel i zemrës sime,O prill i shpirtit tim,O rërë e detit,O shpirt i shpirtit,O pylli me ullinj,O shije bore,O...