Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kumbaro: Boga, një margaritar i turizmit malor dhe agroturizmit shqiptar
Boga është një margaritar i turizmit malor dhe agroturizmit shqiptar që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj. Zhvillimi i agroturizmit në këtë zonë, si dhe ndërtimi i strukturave hoteliere me standarde, i ka dhënë tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot shembullin e Gëzim Olajt, që kishte vizionin dhe iniciativën për ngritjen e Kullës së Bajraktarit. “Zona ka marrë jetë të re me kuzhinën tradicionale që të çon në rrënjët e shijes shqiptare, mikpritjen e ngrohtë dhe një model zhvillimi që i jep frymëmarrje ekonomisë lokale”, u shpreh Kumbaro. Ky, sipas ministres Kumbaro, është shembulli më i mirë se si turizmi i qëndrueshëm mund të kthehet në motor të punësimit dhe zhvillimit...