Ukraina prezanton për herë të parë raketën e re me rreze të gjatë veprimi “Flamingo”, nis prodhimi masiv

Ukraina prezanton për herë të parë raketën e re me rreze të gjatë veprimi “Flamingo”, nis prodhimi masiv

Fotografi ukrainas Efrem Lukatsky ka publikuar imazhet e para të raketës së re kruz me rreze të gjatë veprimi, të quajtur “Flamingo”, e cila raportohet se ka hyrë në prodhim seri. Fotografitë janë realizuar më 14 gusht në një objekt të kompanisë ukrainase të mbrojtjes Fire Point, ku shihet raketa gjatë procesit të montimit. Sipas Lukatsky, sistemi është projektuar për të goditur objektiva në distanca mbi 3,000 kilometra. Megjithëse specifikimet teknike zyrtare nuk janë publikuar ende, dizajni i raketës duket i ngjashëm me sistemin FP-5, i prezantuar më herët këtë vit nga kompania britanike Milanion Group, gjatë ekspozitës së mbrojtjes IDEX-2025 në Abu Dhabi, sipas medias së huaj. Sistemi FP-5 përfshin një luftëmbajtëse prej 1,000 kg, rreze maksimale prej 3,000 kilometrash dhe peshë lëshimi rreth...