“Agjencitë funerale jashtë zonave të banuara në Shkodër”, Benet Beci: Afati i fundit është 25 shtatori…

“Agjencitë funerale jashtë zonave të banuara në Shkodër”, Benet Beci: Afati i fundit është 25 shtatori…

Të nderuar qytetarë, Prania e Agjencive Funerale dhe aktiviteteve të tyre, shpesh të vendosura pranë shkollave, banesave apo përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, ka qenë prej kohësh një shqetësim i vazhdueshëm për komunitetin e Shkodrës. Në përgjigje të këtij shqetësimi, Bashkia Shkodër ka ndërmarrë masa konkrete për ta zgjidhur këtë problem, duke vendosur rregulla të reja për funksionimin e tyre. Ju bëjmë me dije se 25 shtatori është afati i fundit për zbatimin e këtyre rregullave, të përcaktuara me VKB nr. 15, datë 03.03.2025. Pas kësaj date, subjektet që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara do të ndalohen të ushtrojnë aktivitetin në mjediset përkatëse. Sipas rregullores: • Nuk lejohet ushtrimi i aktivitetit në Qendrën Historike të Qytetit, që përfshin rrugët: Gjuhadol, Kolë Idromeno, 13 Dhjetori, 28...