Detaje nga aksidenti me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në Shkodër, kamioni përplasi dy automjete, trupi i viktimës ende në mjet 

Detaje nga aksidenti me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur në Shkodër, kamioni përplasi dy automjete, trupi i viktimës ende në mjet 

Trupi i viktimës, që humbi jetën në aksidentin e rëndë në aksin Shkodër-Lezhë, ka mbetur i bllokuar tek njëra prej automjeteve të aksidentuara. Po punohet për nxjerrjen jashtë makinës të trupit të viktimës, i identifikuar si Altin Lulo. Personat e tjerë të aksidentuar Mateo Luli, Laura Luli e Hilmi Shkrelaj u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se rreth orës 12:10 të mesdites së sotme (18 Gusht), kamioni me drejtues shtetasin me iniciale H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues Altin Lulon dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor. Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me...