Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Parashikimi i motit për pjesën e dytë të gushtit: Kur dhe ku rikthehen reshjet
Pjesa e dytë e gushtit ka nisur me temperatura disi më të freskëta dhe mot të paqëndrueshëm, njoftoi meteorologia Lajda Porja në një lidhje “live”. Ajo bëri me dije se gjatë kësaj jave priten alternime midis kthjellimesh, vranësirash dhe reshjesh të izoluara shiu në disa zona të vendit. “Dita e sotme ka nisur me kthjellime, ndërsa gjatë kësaj jave do të kemi alternime midis vranësirave dhe lagështirës,” tha Porja, duke shtuar se reshjet priten të jenë kryesisht në gjysmën lindore të vendit, kyesisht të izoluara në Tiranë dhe Elbasan. Sipas meteorologes, temperaturat këtë të hënë do të luhaten mes 31 dhe 32 gradë Celsius në pjesën më të madhe të vendit dhe do të mbeten të ngjashme edhe në vijën bregdetare. Të martën dhe të...