Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident i rëndë në Shkodër, një person humb jetën pas përplasjes së kamionit me makinën
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër–Bushat, ku një kamion është përplasur me një autoveturë. Nga përplasja mësohet se ka humbur jetën një person, ndërsa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.