Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksident tragjik në Shkodër-Bushat/ Kamioni përplaset me makinën, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër-Bushat. Një kamion është përplasur me një makinë në kryqëzimin e Kryebushatit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, mësohet se dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Një autoambulancë ka bërë transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Shkodrës. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat nisën hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.