Salman Rushdie: Borges hapi ca dyer magjike në mendjen time

Salman Rushdie: Borges hapi ca dyer magjike në mendjen time

Nga Salman Rushdie Në historinë e njerëzimit, e shenjta ka qenë gjithmonë një mënyrë për të heshtur njerëzit. E shenjta do të thotë: “Ne e tregojmë historinë, jo ju”. Dhe nga ideja e së shenjtës vijnë inkuizicionet, ajatollahët dhe gjithë ato gjëra.Toka nën këmbët tuaja është një roman i parespektueshëm sepse privilegjon fjalën e individit, autorit të librit, mbi zërin e të tjerëve. Rilexojmë libra dhe na duken interesante sepse në to dhe në veprat e artit gjejmë zërin e krijuesit, i cili i përket vetëm atij. Askush tjetër nuk e zotëron atë: asnjë parti politike ose grup interesi, asnjë ideologji… Bëhet fjalë për një individ i cili thotë: “Unë mendoj se kjo është kështu, çfarë mendoni? Secili lexues mund ta pranojë ose refuzojë atë....