Sot nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptar

Sot nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptar

Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare do të nisë punimet nga sot deri më 29 gusht në Prishtinë. Sipas njoftimit për medie, të hënën, më 18 gusht 2025, në orën 11:00, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, do të bëhet hapja solemne e punimeve. “Seminari i 43-të, do t’i zhvillojë punimet në sallën ‘Idriz Ajeti’ të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë”, thuhet në njoftim. “Në këtë edicion të Seminarit, përpos studiueseve, studiuesve nga Kosova dhe Shqipëria, do të marrin pjesë edhe albanologe/ë nga shumë vende të botës, për t’i shpalosur dhe për të diskutuar rreth arritjeve e rezultateve të tyre të fundit shkencore”, ka njoftuar drejtoria e seminarit të Univerisitetit të Prishtinës. Ndërkaq në fund të Seminarit do të mbahet sesioni shkencor me këto...