Përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 21-vjeçari në Sarandë

Përplasi këmbësorin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 21-vjeçari në Sarandë

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht 23-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Njoftim i Policisë: Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasin• E. T., 21 vjeç, banues në Mallakastër, pasi më datë 17.08.2025, në orën 22:00, në rrugën Ksamil–Pema e Thatë, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka përplasur këmbësorin F. A., 23 vjeç, banues në Ksamil, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. 23-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.