Ishte në “arrest shtëpie” dhe ftoi 44-vjeçarin për seks me para, por e grabiti bashkë me shokun, shpallet në kërkim 49-vjeçarja

Ishte në “arrest shtëpie” dhe ftoi 44-vjeçarin për seks me para, por e grabiti bashkë me shokun, shpallet në kërkim 49-vjeçarja

Pamje nga operacioni i policisë DURRËS- Një 49-vjeçare është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi ka grabitur me dhunë një shtetas 44-vjeçar. Alma H., 49-vjeç dhe bashkëpunëtorin e saj Robert Laminca 40-vjeç, ishin me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar "Last Threat", i zhvilluar në muajin prill. Blutë bëjnë me dije se teksa ishte në “arrest shtëpie”, 49-vjeçarja ka thirrur në banesën e saj një 44-vjeçar, duke i ofruar këtij të fundit marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Njoftimi:  Durrës/Vijon operacioni policor i koduar "Last Threat". Ndërkohë që ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi", i ofroi marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesës, një 44-vjeçari, dhe bashkëpunoi me një 40-vjeçar, i cili i mori me dhunë 44-vjeçarit, celularin...