Durrës/ I ofroi seks 44-vjeçarit në banesë dhe e grabiti bashkë me partnerin, shpallet në kërkim 49-vjeçarja! Arrestohet 40-vjeçari

Durrës/ I ofroi seks 44-vjeçarit në banesë dhe e grabiti bashkë me partnerin, shpallet në kërkim 49-vjeçarja! Arrestohet 40-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Last Threat”, duke arrestuar shtetasin Robert Lamnica, 40 vjeç, si dhe duke shpallur në kërkim shtetasen A. H., 49 vjeçe. Të dy personat dyshohen se kanë bashkëpunuar në një grabitje, ndërkohë që ishin të dy nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e caktuar më herët nga Gjykata e Durrësit. Sipas njoftimit të policisë, 49-vjeçarja A. H. dyshohet se i ka ofruar marrëdhënie seksuale me pagesë një 44-vjeçari, duke e ftuar në banesën e saj. Më pas, në banesë ka ndërhyrë Robert Lamnica, i cili ka marrë me dhunë celularin dhe një shumë parash nga 44-vjeçari. Pas ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë bërë arrestimin në flagrancë të Robert Lamnicës, ndërsa...