Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Polonia hapur kundër Trump: Lufta merr fund nëse Rusia respekton marrëveshjet që ka firmosur që në 1994
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, i është përgjigjur deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, mbi luftën në Ukrainë, duke dhënë një “recetë të thjeshtë” për paqen. Në një postim në rrjetin social X, Sikorski shkroi: “Që nga viti 1994, Ukraina ka pasur garanci për pavarësinë dhe paprekshmërinë e kufijve të saj — përfshirë edhe nga Rusia. Më 22 prill 2004, Vladimir Putin ratifikoi solemnisht Traktatin për Kufirin Rusi–Ukrainë. Mjafton vetëm t’i respektojmë ato — dhe lufta do të marrë fund”. Kjo deklaratë erdhi pasi Trump u shpreh se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “mund ta mbyllte luftën me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse do të donte”, duke lënë të kuptohej se kompromisi do të ishte dorëzimi i Krimesë dhe heqja dorë nga aspiratat për NATO....