Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Në prag të takimit Trump-Zelensky, BBC: Qeveria britanike e pranon privatisht parimin e dhënies së tokës Rusisë për të arritur paqen
“Sir Keir Starmer nuk e ka thënë hapur, por më është thënë se Britania e Madhe e pranon privatisht parimin e ‘tokë për paqe’”. Lajmin e bën të ditur Joe Pike, korrenspondent politik i BBC-së pranë qeverisë britanike. Negociatat mbi të ardhmen e Ukrainës pritet të përqendrohen, pra, në përcaktimin e asaj se çfarë territori mund të jepet dhe si të sigurohet paqja. Megjithatë, burime të qeverisë britanike theksojnë se vendimet për territorin janë çështje vetëm për Ukrainën. Udhëheqësit europianë kanë mirëpritur mbështetjen e të dërguarit të Donald Trump, Steve Witkoff, për garancitë e tyre të propozuara të sigurisë. Witkoff i quajti ato “ndryshues loje”. Por ata do të shpresojnë për një angazhim të qartë publik nga Trump mbi rolin që SHBA do të ketë...