Situata e zjarreve në vend/ 23 vatra në 24 orët e fundit, vijon lufta me flakët në Bulqizë dhe Fushë Arrëz

Situata e zjarreve në vend/ 23 vatra në 24 orët e fundit, vijon lufta me flakët në Bulqizë dhe Fushë Arrëz

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend për harkun kohor nga ora 09:00 e datës 17 gusht deri në orën 09:15 të datës 18 gusht 2025. Sipas njoftimit zyrtar, në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 23 vatra zjarri: 16 janë shuar plotësisht, 4 janë ende aktive, ndërsa 3 mbeten nën monitorim. Janë izoluar dhe shuar zjarret në: Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës), Vlorë (afër hangarëve të avionëve), Skrapar (Osnat), Përmet, Durrës (Gjuricaj dhe Shënavlash), Krujë (Virjon dhe afër Fabrikës së Çimentos), Memaliaj, Shkodër (Prekal dhe Mali Kolaj), Patos, Delvinë, Elbasan (Shushicë). Bulqizë, fshati Tërnovë: dy vatra aktive në zonën e Liqenit të Zi dhe Valikardhë, ku ndërhyjnë forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake. Bulqizë, fshati Val: vatër me zhvillime...