‘Rasti i News24 i paprecedent në Europë’- Salianji: Vjedhja e materialeve të gazetarëve është vepër penale

‘Rasti i News24 i paprecedent në Europë’- Salianji: Vjedhja e materialeve të gazetarëve është vepër penale

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj goditjes së medias informative News24. Në një intervistë për News24, ai e cilësoi ngjarjen si një akt të paprecedent në Europë. Sipas tij, vjedhja e materialeve të gazetarëve përbën vepër penale dhe sulmi ndaj medias është tregues i një regjimi autokratik. Salianji paralajmëroi se çdo përkrahës i kësaj situate do të përballet vetë me pasojat në të ardhmen. Ish-deputeti i PD Ervin Salianji: Goditja ndaj News 24 ishte pabesi. U cenua dinjiteti i gazetarëve. Vjedhja e materialeve të gazetarëve është vepër penale. Jemi në kushtet e partisë-shtet dhe të regjimit. Rasti i News24 është i paprecedent në Europë, nuk ka ndodhur në Europën Perëndimore, ka ndodhur vetëm në vende afrikane e të pazhvilluara. Gjej rastin të përshëndes...