Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Armët e shekullit të 21-të, sulmet kibernetike dhe hapësira janë fushëbeteja e re e superfuqive
Ndërsa Rusia mbajti paradën e Ditës së Fitores këtë vit, hakerat që mbështesin Kremlinin rrëmbyen një satelit në orbitë që ofron shërbim televiziv për Ukrainën. Në vend të programeve normale, shikuesit ukrainas panë pamjet e paradës të transmetuara nga Moska: valë tankesh, ushtarësh dhe armatimesh. Mesazhi kishte për qëllim frikësimin dhe ishte gjithashtu një ilustrim se lufta e shekullit të 21-të zhvillohet jo vetëm në tokë, det dhe ajër, por edhe në hapësirën kibernetike dhe në kufijtë e hapësirës kozmike. Çaktivizimi i një sateliti mund të shkaktojë një kaos dhe shkatërrim total pa pasur nevojë për përdorimin e plumbave, dhe kjo mund të bëhet duke synuar softuerin e sigurisë së satelitit ose duke ndërprerë aftësinë e tij për të dërguar ose marrë sinjale nga Toka....