Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Protestë historike në Tel Aviv, 500 mijë qytetarë “u derdhën” në shesh: Ndalojeni luftën!
Pamje nga protesta IZRAEL- Dhjetëra mijëra demonstrues janë mbledhur në Tel Aviv për të bërë thirrje për t'i dhënë fund luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve, një nga demonstratat më të mëdha në Izrael që nga fillimi i luftimeve në tetor 2023. Tubimi i së dielës në mbrëmje ishte kulmi i një dite protestash mbarëkombëtare dhe një greve të përgjithshme për të ushtruar presion mbi qeverinë që të ndalonte fushatën ushtarake. “Sillini të gjithë në shtëpi! Ndalojeni luftën!” bërtiti turma e madhe, e cila ishte mbledhur në të ashtuquajturin Sheshi i Pengjeve në sheshin e Tel Avivit – një pikë qendrore për protestuesit gjatë gjithë luftës. Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve, iniciatori i ditës së protestës, vlerësoi se rreth 500,000 njerëz iu bashkuan...