Njeriu i amerikanëve dhe 4 muaj në krye të SPAK, “patatet e nxehta” në duart e Altin Dumanit, nga 21 Janari…

Njeriu i amerikanëve dhe 4 muaj në krye të SPAK, “patatet e nxehta” në duart e Altin Dumanit, nga 21 Janari…

Elmas Bogdani Shtatori sjell rikthimin e vëmendjes tek Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa mandati trevjeçar i kryeprokurorit Altin Dumani hyn në muajt e fundit. Ai ka vetëm 4 muaj kohë për të finalizuar dosjet që kanë kohë nën hetim, ku janë të përfshirë ish-kryeministra, ish-presidentë, ministra, ish-ministra, deputetë, ish-deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të niveleve të larta dhe biznesmenë të fuqishëm. Një pjesë e këtyre personave ka lidhje të afërta me Edi Ramën, duke e bërë situatën politike dhe ligjore jashtëzakonisht të ndjeshme. Pas zgjedhjeve të 11 majit, duket se SPAK u tërhoq përkohësisht, ndërsa fitorja e Partisë Socialiste dhe tërheqja e ekspertëve amerikanë ndikuan në një ngadalësim të disa hetimeve. Megjithatë, rikthimi i ekspertëve amerikanë ka rifilluar presionin mbi dosjet...