Kushtet e Putinit: Çfarë dëshiron në të vërtetë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Kushtet e Putinit: Çfarë dëshiron në të vërtetë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Bota E Hënë, 18 Gusht 2025 09:29 “Nuk do të shkojmë përtej katër rajoneve”. Në pranverën e kaluar, gjatë një videokonference me ministrinë e Jashtme, Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të ndalte pretendimet e saj te territoret tashmë të aneksuara në Federatë me referendumin e mbajtur në shtator 2022. Por në atë rast shtoi edhe një detaj të rëndësishëm. Presidenti refuzoi me forcë hipotezën e një “ngrirjeje” të konfliktit në Ukrainë, një ndalim armiqësish në stilin “korean”, pa asnjë njohje të realiteteve të reja të krijuara në terren. Lista e pretendimeve Tani dihet qartë se çfarë kërkon Moska për të ndalur luftimet dhe për të arritur paqen. Në thelb, bëhet fjalë për tërheqjen e Ukrainës nga Luhanski dhe Donetsku, dy rajonet që përbëjnë Donbasin,...