Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Disa gjëra nuk do të ndryshojnë kurrë”/ Trump: Ukraina s’mund ta kthejë Krimenë dhe as të hyjë në NATO!
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mund t’i japë fund menjëherë luftës me Rusinë menjëherë “nëse do ai”, porse ka përjashtuar mundësinë që Ukraina të futet në NATO e po ashtu rikthimin e gadishullit të Krimesë. Krimea u aneksua nga Rusia ilegalisht në vitin 2014. Trump ka bërë një postim në “Truth Social” disa orë para se të takohet në Washington me Zelenskyn i cili do të jetë i shoqëruar nga liderët kyç evropianë, raporton “BBC”. “Presidenti i Ukrainës, Zelensky, mund t’i japë fund luftës me Rusinë gati menjëherë, nëse e do këtë, apo mund të vazhdojë të luftojë. Kujtoni si nisi. Nuk ka kthim të Krimesë të dhënë nga Obama (12 vjet më parë, pa asnjë të shtënë!),...