Britanikët shkruajnë për klanin Çela-Çopja: Fundosja e shpejtë e bandës më të frikshme shqiptare

Britanikët shkruajnë për klanin Çela-Çopja: Fundosja e shpejtë e bandës më të frikshme shqiptare

Telegraph Klani Çela-Çopja ishte një nga sindikatat më të fuqishme të krimit në Europë, vendimet e të cilit diktonin çmimin e kokainës në mbarë kontinentin. I drejtuar nga liderët e tij, Franc Çopja, 33 vjeç, dhe Ervis Çela, 41 vjeç, ky grup shqiptar kontrabandonte kokainë me vlerë miliarda paundësh nga Amerika Latine drejt porteve të Bashkimit Europian. Pasuritë i pastronin përmes një perandorie të gjerë komerciale që përfshinte prona të shumta, një resort turistik me pesë yje, vila dhe apartamente. Bosët e drogës kishin grumbulluar aq shumë para, saqë grindeshin mes tyre nëse ishte më mirë t’i fshihnin kartëmonedhat nën rrënjët e ullinjve apo t’i shndërronin në shufra ari. Por brenda vetëm pak ditësh, karteli u gjunjëzua: Çopja dhe Çela u arrestuan së bashku me...